23:30 / E Diele, 24 Maj 2020 / indeksADMonline

Batatina: Vendimi për rikthimin e kampionatit ishte jashtëzakonisht i mirë, tani pritni befasi!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë që vendimi për rikthimin e kampionatit ishte i mirëpritur.

Sipas Batatinës, pasojat do të ishin të mëdha nëse kampionati s’do të kthehej, përcjellë Gazeta Olle.

Gjithsesi, ai pret probleme deri në përfundim të sezonit.

“Nëse nuk do të riktheheshim, pasojat do të ishin të mëdha”, theksoi Batatina në TV Dukagjini.

“Vendimi për rikthimin e kampionatit ishte shumë i drejtë. Institucionet tona kanë ekspertë të fushave të ndryshme”.

“E mira është që kampionati do të vendoset në fushë, ani pse do të ketë probleme deri në fund të edicionit. Pas rifillimit të sezonit mund të ketë shumë befasi”, u shpreh Batatina.