15:25 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Batshuayi shënon supergol, ia siguron tre pikë Dortmundit (Video)

Skuadra e Borussia Dortmund fal Michy Batshuayit ka arritur një fitore të vështirë në shtëpi.

BVB mposhti me rezultat minimal 1 me 0 ekipin e Hannoverit në stadiumin “Iduna Park”, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm e shënoi i huazuari nga Chelsea, Michy Batshuayi në minutën e 24’të.

Me këtë fitore Dortmundi mbetet në pozitën e tretë me 48 pikë, një më pak se vendi i dytë, Schalke./IndeksOnline/