23:09 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Bayern e Manchester City e kryejnë me lehtësi punën

Bayern Munich ka fituar 3-0 ndeshjen hapëse të Champions League ndaj FC Crvena Zvezda në Allianz Arena.

Ishte Coman ai që ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 34’ të takimit. Pas pushimit ishte Robert Lewandowski në minutën e 80’ që ka dyshuar rezultatin duke siguruar fitoren.

Në kohën shtesë të takimit Thomas Muller i ka dhënë shuplakën e tretë serbëve. Bavarezët kanë marrë kryesimin e grupit B, ndërsa Tottenham dhe Olympiacos ndodhen në vend të dytë dhe të tretë.

Manchester City e ka nisur mirë sezonin e ri të Champions League duke dominuar në fitoren 3-0 ndaj Shakhtar Donetsk në Ukrainë.

‘The Citizens’ kanë shkëlqyer, megjithëse me mungesa në prapavijë. Golin e parë e ka shënuar Mahrez në minutën e 24’ të takimit.

Gundogan ka dyfishuar përpara pushimit ndërsa Jesus ka shënuar golin e tretë pranë fundit të takimit. City ndodhet në vend të dytë, pas Dinamo Zagreb, që ka fituar me golavarazh më të mirë.

Ndërkohë Bayer Leverkusen ka humbur në shtëpi 2-1 ndaj Lokomotiv Moscow.