15:54 / E Diele, 27 Gusht 2023 / Gj. Sh

Bayern lë jasht liste Pavardin, francezi dëshiron kalimin te Interi

Bayern Munich e ka lënë Benjamin Pavardin jashtë listës së skuadrës për ndeshjen ndaj Augburgut.

Kjo për arsye se futbollisti dëshiron transferimin te skuadra e Interit, shkruan IndeksOnline.

Klubet kanë arritur marrëveshje prej 32 milionë euro për transferimin e francezit, por pritet drita jeshile nga Bayern pasi Tuchel dëshiron të gjejë një zëvendësues për francezin.

Pavard nuk u stërvit me skuadrën për tre ditë këtë javë dhe ai po shtyn të bashkohet me Interin deri në fund të gushtit./IndeksOnline/