14:45 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bayern pritet të ndërroj sponzorin, nga Audi në BMW

Presidenti i Bayern Munich mendon të ndërroj sponzorin e skuadrës

Sipas Calciomercatos, presidenti i FC Bayern Munich, Uli Hoeness, ka konfirmuar se ka bisedime për një ndryshim të mundshëm të sponsorëve.

“Ne kemi një kontratë me Audin deri në vitin 2025, por është e vërtetë se ka interes nga BMW dhe se ka diskutime me BMW, muajt e ardhshëm do të tregojmë nëse do të ketë ndonjë marrëveshje”, është shprehur Presidenti i Bayernit në një mbledhje të përgjithshme vjetore të Bayern Munich sipas Calciomercato.

Audi ka qenë sponsor i FC Bayern Munich që nga viti 2002 dhe që nga 2010 ka qenë një aksionar i klubit.

Audi ka investuar 90 milionë euro në blerjen e aksioneve në 2010 dhe 2011, e cila paguan rreth 30 milionë në vit për marrëveshjen e sponsorizimit. /IndeksOnline/