11:07 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Bayerni kërkon yllin e Real Madrid

Manchester United do të përballet me konkurrencë për nënshkrimin e Gareth Bale nga gjigantët gjerman të Bayern Munchen, nëse Real Madridi do ta liroj lojtarin ne fund të këtij sezoni.

United ka qenë prej kohësh i lidhur me Bale për një lëvizje të mundshme për uellsianin dhe kuptohet se ende është i interesuar që të sjellë Bale përsëri ne Premier League sapo te largohet nga Madridi.

Megjithatë , Bayern Munich kanë dalë si pretendent të papritur për Bale, sipas raporteve ne Spanjë, pavarësisht ngurrimit të tyre për te shpenzuar shuma të mëdha parash për lojtarët në vitet e fundit. /IndeksOnline/