Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Drita – Kauno Zalgiris
FC Drita sonte luan ndeshjen e dytë në raundin e parë kualifikues të Champions League.
Kampioni në fuqi i Kosovës do ta jetë nikoqire e skuadrës lituaneze, Kauno Zalgiris, shkruan IndeksOnline.
Sfida mes Dritës dhe Zalgiris, zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe fillon nga ora 20:00.
Kjo përballje do të transmetohet ekskluzivisht në RTK 1.
Kujtojmë që në ndeshjen e parë, Drita barazoi me rezultat 1-1./IndeksOnline/


