23:02 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / Gj. Sh

Bayerni mposht lehtësisht Plzenin, siguron kualifikimin

Bayern Munchen ka shënuar fitore në udhëtim te skuadra çeke, Viktoria Plzen.

Bavarezët fituan me rezultat 4-2, duke e siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, shkruan IndeksOnline.

Bayerni e mbylli ndeshjen qysh në pjesën e parë, ku shkoi në pushim me rezultat 4-0.

Sadio Mane hapi serinë e golave në minutën e 10-të.

Katër minuta më vonë, Thomas Muller dyfishoi epërsinë.

Leon Goretzka shënoi dy golat e radhës në minutat 25 dhe 35.

Në pjesën e dytë Plzen arriti të shënoj dy gola për ta ngushtuar rezultatin.

Adam Vlkanova në minutën e 62-të dhe Jan Kliment në të 75-tin minut shënuan për skuadrën çeke.

Bayerni pas kësaj fitore ka arritur të siguroj kualifikimin në fazën e eliminimit direkt pasi renditet në vendin e parë të Grupit C me 12 pikë, e ndjekur nga Inter me 7 pikë.

Barcelona ndodhet në pozitën e tretë me 4 pikë kurse Plzen ka 0 pikë./IndeksOnline/