22:36 / E Premte, 18 Gusht 2023 / Gj. Sh

Bayerni në stilin e kampionit, e nis me goleadë sezonin e ri

Bayern Munich e ka nisur me fitore sezonin e ri të Bundesligës.

Kampioni i Gjermanisë, mposhti në udhëtim Werder Bremenin me rezultat bindës 4-0, shkruan IndeksOnline.

Leroy Sane hapi serinë e golave qysh në minutën e 4-të kur shënoi pas asistimit të Harry Kane. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Sulmuesi anglez shënoi golin e parë me fanellën e Bayernit duke dyfishuar rezultatin në minutën e 75-të.

Në vazhdim ”bavarezët” shënuan edhe dy gola të tjerë, për të marr fitoren e parë të këtij sezoni.

Sane me golin e dytë personal në minutën e 90-të dhe talenti 18-vjeçar Mathys Tel në 90+4, shënuan dy golat e tjerë të Bayernit./IndeksOnline/