Bayerni nuk e blen Martialin, ka katër opsione tjera për anësor
Skuadra e Bayern Munchen nuk është e interesuar për ta blerë lojtarin e Manchester Unitedit, Anthony Martial.
Sipas gazetës gjermane “Bild” dhe gazetarit Christian Falk, kampioni gjerman ka katër opsione tjera për mesfushor anësor. Bayerni pritet ta mbaj në skuadër Riberyn, Comanin dhe Robbenin, si dhe ta rikthej nga huazimi, Serge Gnarbyn, transmeton IndeksOnline.
Anësori i “Djajve të Kuq”, me shumë gjasa do të largohet në fund të këtij sezoni. Ai është duke kërkuar “shtëpi” të re, derisa shumë klube kanë shpreh interesim për të.
Ky lajm që Bayerni nuk e do Martialin i shkon përshtati Chelseat, e cila shihet favoriti kryesor për ta transferuar yllin e Unitedit./IndeksOnline/
The @FCBayern plans the new Saison with Gnabry, Coman, Ribéry and Robben. The club doesn‘t want to sign @AnthonyMartial @SPORTBILD
— Christian Falk (@cfbayern) May 2, 2018