23:14 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / C E

Bayerni nuk toleron Atleticon, Simeone tërbohet me lojtarët e tij

Ekipi spanjoll nuk gjeti fitoren, pavarësisht se përballë kishte një ekip të gjymtuar.

Trajneri Hansi Flick përdori rotacion, por sërish vendasit nuk arritën të fitonin.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e madrilenëve, pasi Joao Felix dërgoi topin në rrjetë.

Llorente futi një top mjaft të mirë brenda zonës dhe portugezi nuk gaboi për 1-0.

Talenti u shmang mjaft mirë mbrojtjes dhe përshëndeti rrjetën.

Bayerni bëri ndryshime në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 87′. Ishte Muller që dërgoi topin në rrjetë me anë të një penalltie.

Ai i dha një pikë skuadrës së tij në këtë transfertë që u mbyll me rezultatin 1-1. Gjermanët janë të kualifikuar, ndërsa Atletico ka dhe një finale përpara.