11:52 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Bayerni pa yllin gjerman kundër Liverpoolit

Bayern Munich ka bërë të ditur se UEFA ka refuzuar apelimin për suspendimin me dy ndeshje për Thomas Muller pas ndërhyrjes së ashpër në mbrojtësin e Ajaxit, Nicolas Tagliafico, në ndeshjen e fazës së grupeve të Champions League.

Dënimi me dy ndeshje do të mbetet në fuqi, çka do të thotë se 29-vjeçari do t’i humbasë të dy takimet me Liverpoolin.

“Refuzohet apeli, do të jemi pa Mullerin në dy ndeshjet e ardhshme të Champions League kundër Liverpoolit”, ka shkruar Bayerni në “Twitter”

Takimi i parë Liverpool – Bayern do të zhvillohet më 19 shkurt, kurse ai i kthimit më 13 mars. /Indeksonline/