20:47 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bayerni shënon fitore të madhe në Greqi, mposht AEK-un

Bayern Munchen ka mposhtur AEK-un e Athinës me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Gjermanët kaluan në epërsi në minutën e 31-të të ndeshjes ,e golin e Martinez.

Dy minuta më vonë, Lewandowski shënoi golin e dytë për Bayernit duke i siguruar tri pikë shumë të rëndësishme.

Bavarezët janë në pozitën e parë në tabelë me shtatë pikë, tri më shumë se Ajax që nga ora 21:00 luan kundër Benfikës. /IndeksOnline/