75 Mall Live Search
13:48 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bayerni u ofron kontratë të re “pleqve”

Dy futbollistët e njohur, Franck Ribery dhe Arjen Robben gjatë qershorit të 2018-ës do të mbesin pa kontratë me Bayernin.

Kështu kampioni i Bundesligas është duke planifikuar një kontratë të re me dyshen e vjetër, transmeton IndeksOnline.

Francezi dëshiron të nënshkruaj edhe 2 vite me klubin bavarez, ndërsa Robben vetëm deri në vitin 2019.

“Franck dhe Arjen të dy kanë një histori të madhe këtu. Të dy janë shumë të rëndësishëm. Por është e rëndësishme se si do të vazhdojnë, ne kemi bisedime serioze me ta”, ka thënë Rummenigge.

Dy lojtarët mundë të nënshkruajnë kontratë të re, por duhet ta kenë me dije se sezonin e ardhshëm kanë një konkurrencë më të madhe me Serge Gnabry, Coemann dhe James./IndeksOnline/