13:55 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

”BBC” – Treshja e re sulmuese e Italisë

Italia pritet të startojë me Federico Chiesa, Andrea Belottin dhe Federico Bernardeschin në Ligën e Kombeve përballë Portugalisë.

Ndeshja e lartëcekur fillon të hënën nga ora 20:45, pas barazimit, 1-1 të Italisë me Poloninë të premten.

Trajneri, Roberto Mancini mund t’i bëjë disa ndryshime në formacionin zyrtar, teksa Mario Balotelli pritet të lihet në bankën rezervë pas një problemi muskulor.

Lorenzo Insigne, gjithashtu mund të lihet në bankën rezervë, derisa Domenico Criscito pritet të startojë para Cristiano Biraghit në krahun e majtë të mbrojtjes, transmeton IndeksOnline.

Sulmuesi i Torinos, Belotti u inkuadrua nga banka rezervë ndaj Polonisë dhe është favorit para Ciro Immobiles të startojë në sulm.

Chiesa e ndryshoi lojën si zëvendësues dhe fitoi një penallti, të cilën Jorginho e konvertoi në gol, kështu që anësori i Fiorentinas priet të startojë me Bernardeschin për ta formuar treshen sulmuese, ”BBC”.

Megjithatë, La Gazzetta dello Sport shkruan se mund të ketë ndryshim sistemi prej 4-3-3 në 4-2-3-1.

Kështu, në këtë formacion, Chiesa, Bernardeschi dhe Giacomo Bonaventura do të luanin prapa Belottit.

Do të ketë edhe ndryshime në mesfushë, ku vetëm Jorginho është i paprekshëm.

Roberto Gagliardini do të mbetet në formacionin startues, derisa Marco Benassi dhe Nicolo Barella do të sfidojnë me Lorenzo Pellegrinin e Romës për një vend startues.

Formacionet e mundshme të Italisë:

Italy (4-3-3): Donnarumma; Zappacosta, Bonucci, Chiellini, Criscito; Benassi (Barella), Jorginho, Gagliardini; Bernardeschi, Belotti, Chiesa

Italy (4-2-3-1): Donnarumma; Zappacosta, Bonucci, Chiellini, Criscito; Jorginho, Gagliardini; Chiesa, Bernardeschi, Bonaventura; Belotti./IndeksOnline/

Temat: