14:19 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

BE mirëpret gatishmërinë e Prishtinës dhe Beogradit për vazhdimin e dialogut

Bashkimi Evropian ka përshëndetur dakordimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksadnar Vuçiq për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes të dy palëve për hetimet lidhur me vrasjen e Oliver Ivanonviqit.

Zëdhënësja e përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian, Maja Kocijanciq, ka thënë për Tanjug se mirëpret komunikimin më mes dy presidentëve, transmeton Indeksonline.

“BE mirëpret komunikimin telefonik në mes dy presidentëve dhe marrëveshjen e tyre për të vazhduar dialogun e ndërmjetësuar nga  BE-ja për të normalizuar më tej marrëdhëniet. Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në dialog është detyrim i të dyja palëve. Një gjë e tillë është vendimtare edhe për shpejtësinë me të cilën do të përparojnë dy vendet në rrugën evropiane”, ka thënë  Kocijançiq.

Duhet shtuar se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë kishte për të filluar të martën por u ndërpre për arsye të vrasjes së Ivanoviq, meqë rast përfaqësuesit e të dy shteteve u detyruan të ktheheshin prapa./Indeksonline/