11:09 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / B O

BE ndryshon rregullat për shoferët e kamionëve, do paguhen më shumë!

Sot kanë hyrë në fuqi rregullat e reja të Bashkimit Evropian, të cilat rregullojnë tregun e transportit. Një nga rregullat që do të jetë në fuqi është çështja e pagesës për shoferët e kamionëve.

Të gjithë shoferët e kamionëve që do të transportojnë mallra jashtë vendeve të tyre, do të paguhen sipas pagës minimale në vendin ku transportojnë.

Praktikisht, nëse shoferi i një kompanie të regjistruar në Kroaci transporton mallra nga Gjermania në Francë, do të duhet të paguhet sipas pagës minimale për orë në ato vende, e jo të mbulohet nga paga në Kroaci.

Poashtu me rregullat e reja, drejtuesit e kamionëve do të duhet të regjistrojnë kalimin në parkingun e parë kur të hyjnë në një shtet tjetër anëtar të BE-së dhe të vendosin një shenjë të atij vendi, shkruan Indeksonline.

Gjatë këtij muaji, rregulla të tjera do të hyjnë në fuqi, duke përfshirë një periudhë të kufizuar për drejtuesit e kamionëve për të operuar jashtë vendit.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është të ndalojë praktikën që shoferët psh. nga Kosova, Polonia, Rumania apo Bullgaria drejtojnë mallra në rrugët ndërmjet vendeve të tjera anëtare dhe marrin paga dukshëm më të ulëta në vendet e tyre.

Këto ndryshime do të jenë më të favorshme për vetë drejtuesit e mjeteve, por me gjasë do të ndikojnë në rritjen e çmimeve të transportit./Indeksonline/