18:36 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bebe Rexha dhuron performancë të ‘zjarrtë’ në New York

Ajo është njëra prej këngëtareve më të kërkuara të momentit në botë e cila edhe morri nominimin e parë në ndarjen e çmimeve Grammy.

Bëhet fjalë për Bebe Rexha e cila këtë herë ‘pushtoj’ skenën e iHeartRadio Jingle Ball në New York, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja e hiti ‘Meant To Be’, dhuroj një spektakël  të vërtet  e veshur një kostum të kuq dhe çizme të gjata.

Ndërsa edhe veshja e saj gjatë parakalimit në tapetin e kuq nuk kalojë pa vëmendje.

Ndryshe, Bebe po feston nominimin e saj të parë në Grammys si ‘Artistja më e mirë e re’./Indeksonline/

Temat: