16:51 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bebe Rexha e veshur si ‘shqiponjë’ në mes të Parisit

Përveç një këngëtare e talentuar, ajo shpesh di të befasoj me paraqitjen dhe stilin e saj ekstravagant.

Këngëtarja me origjinë shqiptare duket mjaftë interesante në një palë veshje të zeza, teksa ngjanë në ‘shqiponjë’. Ajo shihet duke ecur rrugëve të Parisit, ku edhe është duke qëndruar momentalisht, shkruan Indeksonline.


Ndryshe Bebe Rexha së fundmi po shijon një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj artistike muzikore.

Ylli shqiptar me famë botërore po shijon suksesin e këngës ‘I am a mess’, por edhe të albumit të saj të parë debutues ‘Expectation’, i cili u radhit në Spotify në mesin e pesë projekteve muzikore më të dëgjuara në botë, në kategorinë e femrave./Indeksonline/