18:11 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / V R

Bebe Rexha krenare me rrënjët, mbështet publikisht këtë artiste shqiptare

Bebe Rexha tregon me krenari që është shqiptare sa herë që i vije mundësia.

Këngëtarja me famë botërore këtë e ka bërë edhe një herë me anë të një postimi në InstaStory, përmes të cilës ka treguar mbështetje për një artiste shqiptare.

Bëhet fjalë për Enisën e cila suksesshme po ndërton një karrierë në tregun e muzikës amerikane, e përkrahja nga Bebe duket se nuk do t’i mungoj.

“Mbështes motrën time shqiptare @iameinsa”, ka shkruar Bebe në atë postim.

Ndryshe, Bebe njihet për raportet e mira që ka edhe me Rita Orën dhe Dua Lipën./Indeksonline/