Bebe Rexha ‘mbulon’ kilet e tepërta (Foto)
Bebe Rexha dje përmes një statusi dhe fotografie në rrjetet e saj sociale ka shkruar se ka shtuar kile, prandaj nuk përdor fotoshop për t’i zmadhuar linjat trupore.
Ani pse u shpreh se i pëlqen të ha dhe se jo të gjitha femrat duhet të duken si modele, ajo sot ka ‘mbuluar’ kilet e tepërta.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka postuar një fotografi ku shihet me një sako të gjerë dhe një rrip në mes.
Gjithsesi ajo po duket tejet me stil dhe mjaftë e ëmbël./Indeksonline/