10:11 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bebe Rexha në mesin e femrave më të suksesshme në botë

Viti 2018 ishte ndër më të suksesshëm për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Këngëtarja gjatë këtij viti ka publikuar disa këngë radhazi të cilat u shëndërruan në hite, shkruan Indeksonline.

Në një postim të bërë në ‘Instagram’, Bebe ka treguar se ka hyrë në mesin e këngëtareve më të suksesshme, duke arritur miliona klikime në platformë ‘Spotify’, për të cilën këngëtarja është falënderuar.

“Faleminderit ‘Spotify’, ka shkruar Bebe.

Kujtojmë që këngëtarja këtë vit poashtu ka publikuar albumin ‘Expectations’ i cili u mirëprit nga adhuruesit e këngëtares./Indeksonline/

Temat: