14:36 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Bebe Rexha për shqiptarët: Jem si kuaj dhe mund të durojmë gjithçka!

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, ka dhënë një intervistë për BBC ku ka folur edhe për shqiptarët.

Njëri prej mediumeve më të mëdha në botë, shkruan se Rexhe ka arritur të bëjë standard të mirë jete duke shkruar këngë hite për të tjerët, dhe nganjëherë duke kënduar edhe vet.

Rexha që u shpërngul nga Dibra në New York, ka marrë famë të madhe pasi kishte punuar në këngën e famshme të Eminem e Rihannas, the Monster, e po ashtu edhe me këngën Me Mylself and I për G-Easy.

Për momentin, ajo radhitet në Top 10-ëshen e këngëve më të dëgjuara në Britani të Madhe mekëngën Girls të cilën e ka publikuar në bashkëpunim me Rita Orën.

E e tëra kjo, është një rezultat i një pune të zorshme 10-tën vjeçare për t’ia dalë në industrinë e muzikës, shkruan Prive.

“Literalisht, kam trokitur në dyer derisa duart e mia ishin të kaltra e të zeza, e edhe derisa mu gjakosën”, ka thënë 28 vjeçarja Rexha për BBC.

Sikurse Dua Lipa e Rita Ora, edhe Bebe ka prejardhje shqiptare, shkruan BBC.

“Ka diçka në ujin e shqiptarëve”, ka thënë me të qeshura ajo. “Ne jemi shumë të fortë. Jem si kuaj dhe mund të durojmë gjithçka”, ka deklaruar Bebe Rexha, në intervistën e saj të fundit.