75 Mall Live Search
17:31 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bebe Rexha publikon datat e “Jingle Ball Tour”

Bebe Rexha do të bëhet pjesë e festivalit “Jingle Ball Tour”.

Ajo në një postim të bërë në faqen e saj zyrtare në ‘Instagram”, ka treguar për data dhe vendet në të cilat do të performojë, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, do të përfshijëdisa vende si Los Angjelos, Nju jork, Miami Washington e shumë vende tjera të Shteteve të Bashkuara.

Ndryshe, festivali “Jingle Ball” organizohet çdo fundvit për nderë të festave të fundvitit dhe mbledh disa nga artistët më të suksesshëm dhe më të dëgjuar gjatë vitit në botë.

Ndërsa, kujtojmë që Bebe Rexha së fundi u nominua për herë të parë për çmimet “Grammy”./Indeksonline/

Temat: