Bebe Rexha s`e uroi Kosovën për 10-vjetor
Këngëtarja me origjinë shqiptare, por me famë botërore, nuk ka marrë mundin që të shkruajë asnjë rresht rreth pavarësisë së Kosovës.
Bebe Rexha ndonëse shumë e pëlqyer në Kosovë, nuk i ka uruar qytetarët e vendit për 10-vjetorin e shtetësisë, shkruan Indeksonline.
Ndoshta mund edhe të ketë harruar, por kjo vështirë të ndodhte kur dihet se çfarë miqësie ka ajo me Rita Orën. Në anën tjetër, kjo e fundit ka publikuar pa ndalë video e fotografi për Kosovën, ende pa u nisur për në Prishtinë.
Ndërsa, qëkur kishte mbërritur në aeroport, postimet e saja në Instagram kanë qenë të panumërta, shkruan Indeksonline.
Kjo ka mundur t`i mjaftojë Bebes që t`ua urojë të paktën fansave të saj ditëlindjen e shtetit të dytë shqiptar./Indeksonline/