16:48 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bebe Rexha shkëlqen me fustanin e stilistes nga Prizreni, Lena Berisha

Këngëtaret me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë shkëlqyer krah njëra tjetrës në tepihun e kuq. E gjithë vëmendja e mediave të botës ishte për bjondet të cilat morën pjesë në një mbrëmje “City Of Hope” që u mbajt në Santa Monica të Los Angeles.

Ajo për çfarë raportuan mediat ishte dukja e tyre dhe veçmas fustanët. Prestigjiozja Daily Mail i vlerësoi me notën “A” për dukjen, duke komentuar paraqitjen me shumë shije të tyre.

Vecmas në sy ra fustani i Bebe Rexhës, e cila për të parën herë vishet nga stilistja e re prizrenase, Lena Berisha.

Vetë ajo ka shkruar e lumtur në profilin e saj në Facebook për këtë lajm duke e ndarë me miqtë e saj.

Lena Berisha deri tani ka veshur me artin e saj shumë personazhe të njohura të skenës vendore dhe disa modele nga nga Libani, por ky duket se është njëra prej arritjeve më të mëdhaja të saj në botën e show bizit.