Bebe Rexha skena të ‘nxehta’ me këngëtarin e njohur në videoklipin e ri
Bebe Rexha çdo ditë e më shumë po arrin të hyjë në mesin e artistëve më të kërkuar në botë.
Ajo kohë më parë ka lansuar këngën ‘Say My Name’ e cila erdhi në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, J Balvin dhe Dj David Guetta, ndërsa tani artistët e njohur kanë publikuar edhe videoklipin e këngës, shkruan Indeksonline.
Kënga e cila tashmë është shëndërruar në hit ka ardhur e vizuelizuar në një mënyrë mjaft të veçantë, por raportet e këngëtares shqiptare me këngëtarin latine, J Balvin duket se janë mjaftë të afërta.
Ajo në vidoklip ka sjellur skena sensuale dhe provokuese, ndërsa, krahas disa videove të publikuara në ‘Instagram’, ka ndarë me adhuruesit edhe një imazh ku këngëtari latin shihet duke i dhuruar një puthje.
Ndërkaq, Bebe kohë më parë ka lansuar edhe albumin më të ri ‘Expectations’./Indeksonline/