20:13 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bedri Hamza arsyeton shëtitjen me Hashim Thaçin në veri

Bedri Hamza ka thënë se si ministër i Financave duhet t’i vizitojë doganat e Kosovës

Ministri i Financave, Bedri Hamza, shoqëroi të shtunën që shkoi presidentin e Kosovës gjatë vizitës në veri.

Prezenca e tij në këtë pjesë pa e njoftuar shefin e partisë u pa me dyshim nga ana e Kadri Veselit për çka u fol edhe për mundësinë e shkarkimit të tij.

Por ministri i Financave, në një bisedë për T7 ka folur për këtë vizitë të cilën ai e sheh si normale.

Ai madje ka thënë se nuk ka pasur ndonjë kërkesë për largimin e tij nga pozita e ministrit.

Hamza e arsyetoi vizitën e tij në veri edhe me punën që bën si ministër i Financave.

Por Hamza nuk tregoi nëse për këtë ka marrë leje nga shefi i partisë.