23:28 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Befasojnë amerikanët: 2 korriku “Dita e Rooneyt” (Foto)

Kryetarija e Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser ka deklaruar se 2 korriku do të jetë “Dita e Rooenyt” pas transferimit të sulmuesit anglez në DC United.

Rooney, 32-vjeçar ka nënshkruar një marrëveshje tri vjeçare me ekipin nga Amerika që bën gara në MLS, shkruan IndeksOnline.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit në konferencë për shtyp tha se nuk është transferuar në Amerikë për të fituar para, por për të fituar trofe.

“Nuk jam këtu për të fituar para dhe për ta përfunduar karrierën time. Këtu jam për të fituar shumë tituj”, ka thënë Rooney.

Rooney pritet të bëjë debutimin e tij te DC United kur klubi do ta hapë stadiumin e ri “Audi Field Stadium” me kapacitet prej 20 mijë tifozësh.

Kujtojmë që Rooney së fundmi luajti te klubi i Evertonit./IndeksOnline/