17:36 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Befason aktorja e njohur, sjell gjyshen në premier të filmit

Ajo është një yll i filmit i gjeneratës së tretë të aktorëve .

Të mërkurën mbrëma, aktorja Dakota Johnson solli në premierë të filmit gjyshen e saj të famshme, aktoren Tippi Hedren, si shoqëruese në premierën e filmit të saj më të ri ‘Suspiria’, shkruan indeksonline.

Aktorja 29 vjeçare, u shoqërua nga gjyshja e saj 88 vjeçare në tapetin e kuq në mbrëmjen glamuroze të mbajtur në Los Angjelos të Kalifornisë.

Tippi Hedren e cila është e njohur për rolin e saj në filmat ‘Alfred Hitchcock’s The Birds’ dhe ‘Marnie’, ka vetëm një vajzë, Melanie Griffith, e cila poashtu është aktore.

Ndërsa, të dy yjet e famshme, gjyshe dhe mbesë, shkëlqyen së bashku në tepihun e kuq, Dakota e cila u bë e famshme nga roli i sa në filmin e njohur ‘Fifty Shades of Grey’, kishte veshur një fustan të shkurt me ngjyrë të kuqe të kombinuara me taka të zeza.

Filmi ‘Suspiria’ i cili u dha premierë pritet të debutoj në kinematë botërore me 2 nëntor./Indeksonline/