19:12 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Befason Hysaj, në verë transferohet te PSG-ja (Foto)

Elseid Hysaj do të largohet përfundimisht nga Napoli në fund të këtij sezoni.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka arritur marrëveshje me skuadrën e re! Sipas medieve në Itali, Hysaj gjatë afatit veror do të shitet në klubin e madh francez, Paris Saint Germain, transmeton IndeksOnline.

Hysaj po kërkohet me ngulmë nga super-klubet, në veçanti nga Manchester Unitedi. Megjithatë ai ka marr një ofertë të mirë nga francezët.

24-vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2015, ku ka bërë afro 110 paraqitje. Hysaj poashtu ishte pjesë e Shkodrës dhe Empolit./IndeksOnline/