Befason këngëtarja shqiptare, kështu duket pa grim
Ronela Hajati po shijon disa ditë larg angazhimeve profesionale.
Ajo së bashku me mikën e saj të ngushtë, grimerën Sageri po qëndrojnë në Amerikë, shkruan Indeksonline.
Ronela është nga të pakta personazhe publike e cila nuk iu ka nënshtruar asnjë operacioni plastik dhe është krenare për këtë fakt.
Këngëtarja herë pas here nuk e ka problem të shfaq imazhe pa grim, këtë e bëri edhe këtë herë.
Ronela ka hedhur një video në rrjetet social ndërsa dukej e thjeshtë dhe komplet pa make-up.
Ndryshe, Ronela ka paralajmëruar që shumë shpejtë do të sjell një projekt të ri muzikor./Indeksonline/