14:23 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / A. A

Befason Kukësi, dëshiron ta transferojë Herolind Shalën

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, është pa skuadër që nga 1 janari, prej se i skadoi kontrata me ekipin norvegjez Vaalerenga.

29-vjeçari është në kërkim të një skuadre të re.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Kukësi e ka kontaktuar Shalën duke shprehur dëshirën për ta transferuar.

Megjithatë po i njëjti burim njofton se përgjigjja e reprezentuesit kosovar ka qenë negative.

/Indeksonline/