16:11 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Befason Liverpooli, e bën largimin e parë nga skuadra dhe është një yll i njohur

Liverpooli e ka bërë largimin e parë në janar të një ylli të skuadrës. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Nathaniel Clyne do të huazohet te Bournemouth deri në fund të sezonit.

27 vjeçari ka startuar në vetëm dy ndeshje këtë edicion pasi që pozitën e tij e ka zënë Alexander Trent Arnold dhe nuk dëshiron që të jetë rezervist i skuadrës.

Bournemouth është në kërkim të një mbrojtësi pasi që kapiteni Simon Francis ka pësuar lëndim të rëndë dhe do ta humbas sezonin.

Clyne për shumë vite është edhe reprezentues i Anglisë./Indeksonline/