23:52 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Befason Mourinho, ja çfarë mendon për Burnleyn

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho thotë se skuadra e Burnleyt është ndër pretendetët kryesor për kualifikimin në europian.

Burnley e ka nisur për mrekulli sezonin 2017/18, dhe qëndrojnë në pozitën e shtatë me 32 pikë, dy pikë larg zonës së Europa Ligës dhe tri larg zonës së Champions Leagues.

Trajneri portugez është i befasuar me formën e ekipit të Dyches, dhe beson se klubi i këtij të fundit mund ta zë një vend në garat europiane.

“Është e mrekullueshme forma e Burnleyt. Ata do të luftojnë për garat europiane. Janë në formë të duhur dhe ndodhë befasia”, ka thënë Mourinho.

Skuardra e Jose Mourinhos luan nesër ndeshjen kundër Burnleyt nga ora 16:00./IndeksOnline/

Temat: