10:08 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mou për Klopp: Kënaqësi të shohësh se si njerëzit po ndryshojnë

Klopp kishte kritikuar transferimin rekord që Manchester United kishte paguar për Paul Pogba. Sot, Liverpool ka shpenzuar 182,2 milionë euro në tregun aktual.

Mourinho në një konferencë për shtyp u është përgjigjur përsërit gjermanit, pas miqësores ndaj Milanit.

“Unë jam i lumtur të buzëqesh dhe të shoh se si ju e ndërroni mendimin tuaj dhe të ndryshoni si një person, është kënaqësi” , tha Mourinho në një referencë të qartë ndaj homologut të tij.

“Dita kur në futboll shpenzohen 100 milionë dollarë në një lojtar, dal në pension, dua të bëj gjëra ndryshe, do t’i bëja ndryshe edhe nëse e kam këtë pasuri”. kishte deklaruar Klopp dy vitë më parë.

Tani, dy javë pa u mbyllur tregu në Premier, Liverpool është ekipi që ka shpenzuar më së shumti në transferime. /IndeksOnline/

Temat: