13:10 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / MSH

Begaj: Dy Republika e një komb, projekti për Enciklopedinë Shqiptare gur kilometrik

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është ndarë shumë i lumtur nga pritja shtetërore që iu bë sot nga ana e Vjosa Osmanit.

Ai shfrytëzoi facebook-un zyrtar të tij për të thënë se ndjehet i nderuar që vizitën e parë si president i Shqipërisë ta bëjë në Kosovë, në shtëpinë e shqiptarisë.

Ai ka siguruar Osmanin që Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës në OKB.

“Dy dialekte & një gjuhë, dy Republika & një komb, është harta e përbashkët patriotike me destinacion Brukselin dhe bashkimin tonë në aleancën EuroAtlantike” ka shkruar Begaj.

Në fund fare, presidenti shqiptar ka përmendur edhe projektin për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare, i cili është “gur kilometrik në promovimin e indetintetit kombëtar të gjuhës, kulturës, trashëgimisë dhe historisë sonë kombëtare”.

Ky është shkrimi i plotë i presidentit Begaj:

I nderuar që vizitën time të parë si President i Republikës së Shqipërisë e bëj në Kosovë, në shtëpinë e shqiptarisë.

Sigurova homologen Osmani se Shqipëria do të vijojë të jetë zëdhënese e interesave të Kosovës në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe mbështetëse e anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.

Dy dialekte & një gjuhë, dy Republika & një komb, është harta e përbashkët patriotike me destinacion Brukselin dhe bashkimin tonë në aleancën EuroAtlantike.

Projekti per hartimin e Enciklopedisë Shqiptare, gur kilometrik në promovimin ndërkombëtar të identitetit kombëtar, të gjuhës, kulturës, trashëgimisë dhe historisë sonë kombëtare.