Bëhen bashkë tifozët e Rumanisë dhe Qipros… këndojnë thirrje raciste për Kosovën
Kombëtarja e Qipros dhe ajo e Rumanisë janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.
Para ndeshjes, tifozët e dy shteteve janë bashkuar dhe kanë kënduar thirrje racsite për Kosovën, shkruan Indeksonline
“Kosova është Serbi”, dëgjohen thirrjet raciste që po këndojnë së bashku dy tifozeritë e Rumanisë dhe Qipros.
Kujtojmë që Kosova të martën në mbrëmje luan ndeshjen e radhës në Ligën e Kombëve ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/