15:26 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Bëhet ndërrimi i njësiteve policore kosovare në Bërnjak

Në pikën kufitare në Bërnjak është bërë ndërrimi i përditshëm i njësiteve policore.

Ndërrimet bëhen çdo 12 orë. Ekipi i Indeksonline po qëndron në pikën kufitare, ku po informon për çdo lëvizje.

Ndërrimi i njësiteve policore bëhet pak metra larg vendit ku është bërë bllokada nga serbët.

Sot është dita e 6-të e bllokadës së serbëve në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Kjo po bëhet për shkak të vendosjes së reciprociteteve të targave që po aplikohet nga Qeveria e Kosovës që nga dita e hënë. /Indeksonline/