22:51 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bëhuni gati për bashkëpunimin e Sabri Fejzullahut dhe Morena Tarakut, dyshja fillojnë punën

Prej kohësh është paralajmëruar dueti në mes të Morena Tarakut dhe legjendës së muzikës, Sabri Fejzullahu.

Por, tashmë Morena ka treguar se ka nisur puna për finalizimin e këtij projekti, shkruan Indeksonline.

Përmes disa imazheve të publikuara në rrjete sociale, shihet që tashmë dyshja janë në studio duke punuar për këngën e re.

Morena ka ndarë më adhuruesit disa imazhe nga studio e incizimit ku shihet pranë këngëtarit të mirënjohur duke treguar kështu që pak ditë na ndajnë nga ky bashkëpunim./Indeksonline/