23:26 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Bekim Balaj po thotë se Shqipëria luajti mirë!

Sulmuesi shkodran, Bekim Balaj ka deklaruar pas ndeshjes se Shqipëria ka luajtur mirë me Turqinë. Balaj ka përmendur sidomos pjesën e parë që sipas tij vendasit bënë lojë të mirë.

“Kjo humbje na lë një shije shumë të keqe, pasi ishim përgatitur ta nisnim me fitore këtë edicion. Bëmë një pjesë të parë të mirë dhe patëm raste shënimi, por pësuam një gol të dhuruar. Humbëm 0-2 dhe ky rezultat besoj se do na penalizojë shumë.

Unë mendoj se krijuam mjaftueshëm, pasi patëm raste në pjesën e parë, por nuk konkretizuam. Duhet të jemi koshientë që pjesën e parë dominuam, ndonëse duhet të bëjmë shumë më mirë./Indeksonline/