18:27 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Bekim Isufi: Drita e gatshme për Evropë

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi ka folur pas ndeshjes ku u shpall kampion i Superligës së Kosovës në futboll.

Ai ka shprehur emocionet duke e tij deri në këtë moment historik për Dritën.

“Janë emocionet e para për shkak se ka qenë një finale dhe kemi pas shume presione dhe emocione gjate gjithë javeës”, ka thënë Isufi për Supersport.

“Drita e ka meritu me u shpall kampion me shikueshmërinë dhe kreativitetin”.

“Normal që e kemi përgatitur ndeshjen por jemi munduar te jemi te kujdesshëm, me pas u amortizua loja dhe  pas kartonit te kuq Prishtina u tërhoq”, shtoi trajneri i Dritës.

Ai ka folur edhe për garat evropiane, ku skuadra e tij do të merr pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

“Duhet te ulemi dhe te bisedojmë për ta analizuar. Mendoj se ne bisedë me drejtuesit e klubit do ta shohim kush do ta meritoj të qëndroj dhe ku mund te marrim lojtar tjerë”.

“Duhet ta shijojmë fitoren dhe më pas duhet të analizojmë”.

“Drita ka potencial por duhet të bëhen dy tri intervenime dhe të garojmë në Ligën e Kampionëve”, ka përfunduar Isufi.

Drita është shpallur kampion për herë të dytë në histori të futbollit të Kosovës. /IndeksOnline/