17:08 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bekim Jashari tregon për një aksion që ndodhi sot në Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar rreth një aksioni që kishte sot nga inspektorët nëpër biznese të ndryshme.

Ai ka treguar se për produktet që të njëjtit kanë gjetur të pa afat.

“Të përkushtuar për të larguar nga shitja edhe produktin e fundit me afat të skaduar”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Çdo ditë të angazhuar për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, nëpërmjet aksionit të Inspektorëve ndaj dyqaneve që në raftet e tyre ka produkte me afat të skaduar.
Edhe sot, pas ditës së djeshme, ka vazhduar aksioni i Inspektorëve komunalë ndaj dyqaneve në bashkësinë lokale të Likocit, ku është gjetur produkte pa afat. Ndaj pronarëve janë shqiptuar gjoba deri në 400 euro.
Të përkushtuar për të larguar nga shitja edhe produktin e fundit me afat të skaduar.