11:07 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bekim Jashari uron kështu Vitin e Ri

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka uruar që viti 2018 të sjellë shëndet, lumturi e mirëqenie në të gjitha familjet në Kosovë.

Ai përmes një urimi në llogarinë e tij në Facebook nuk ka lënë pa përmendur të moshuarit, mësimdhënësit, mjekët, policët, zjarrfikësit, të rinjtë dhe fëmijët e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Lexoni statusin e plotë të Jasharit:

Të dashur qytetarë të Skenderajt

Tani kur kanë mbetur edhe pak orë nga përmbyllja e vitit 2017, tani kur të gjithë ne, në veçanti fëmijët, të bashkuar me të dashurit tanë, presim ndërrimin e vitit.
Pa dyshim se, uratat dhe përgëzimet për një vit më të begat e më të suksesshëm për secilin prej nesh, janë fjalët që zakonshëm dëgjohen kudo natën e Viti të Ri.
Por, më shumë se kurdo tjetër, në prag të festës së Vitit të Ri 2018, ne të ngremë dolli për të moshuarit që na ushqyen e vazhdojnë të na ushqejnë me dashuri, për mësimdhënësit që na mësuan të shkruajmë siç është ky urim, për mjekët që na shërojnë, për policët që na ofrojnë mbështetje e siguri, për zjarrfikësit që janë në gatishmëri të lartë për të intervenuar kudo, për rininë tonë të shëndosh, por të rrezikuar nga mungesa e perspektivës, si dhe për fëmijët që janë e ardhmja, lumturia dhe gëzimi ynë.

Të nderuar qytetarë,

Për shumë prej jush, viti që po e lëmë pas ka mundur të jetë vit i suksesshëm, sikundër ka mundur të jetë vit i dëshpërimit tuaj.

Ne të gjithë meritojmë çdo mundësi që ofron shteti i së drejtës e i barazisë, për të jetuar ëndrrat tona.

Ne do të bashkëpunojmë me secilin, pa dallim, që ëndrrat t’i bëjmë realitet, që Skenderajn ta bëjmë model i qeverisjes së mirë dhe rinisë t’i japim mundësinë për të fuqizuar shtetin.

Të dashur qytetarë,

Duke numëruar bekimet e mia për ju, iu uroj gëzuar vitin 2018!

Të gëzoni shëndet, lumturi, mirëqenie e begati në Vitin e Ri!!!

Gëzuar me secilin prej jush!

Me ndjenjën e falënderimit,

Bekim Hamëz Jashari