11:24 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Belgjika dëbon një imam nga vendi

Belgjika bëri një hap të sigurt  për të dëbuar një imam saudit që predikon në xhaminë më të madhe të vendit, pasi sipas Ministrit të Imiracionin, imami dyshohet se po punon për përhapjen e ideologjisë ekstremiste.

Leja e qëndrimit të imamit u tërhoq si një hap për ta dëbuar atë. Mirëpo, ai ka paraqitur një ankesë kundër vendimit, por që sipas ministrit Theo Francken kjo kërkesë nuk do të pranohet dhe ai do të detyrohet të largohet nga vendi.

Xhamia e Madhe e Brukselit, e cila i ishte dhënë me qira Arabisë Saudite për 99 vjet në vitet 1960 si pjesë e një marrëveshjeje energjitike, është përballur me akuza të përsëritura nga politikanët lokalë për propagandimin e formave ekstreme të Islamit./AktivPress