23:14 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Belgjika dhe Portugalia ndajnë pikët në miqësore, 45 minuta për Januzaj

Belgjika dhe Portugalia janë ndarë në barazim pa gola në një ndeshje miqësorë në Bruksel.

Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, u fut në fillim të pjesës së dytë dhe pati 45 minuta të plotë për ta dëshmuar veten para se trajneri Roberto Martinez të vendosë se kush do të shkojë në Rusi përfundimisht.

Raportohet se Januzaj nuk do t’ia dalë të jetë pjesë e 23 futbollistëve që shkojnë në Rusi, edhe pse u ftua në listën fillestare dhe po luan në miqësoret e Belgjikës.

Si në rezultat ashtu edhe në teren, Belgjika dhe Portugalia zhvilluan ndeshje mjaft të barabartë. /IndeksOnline/