23:05 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Belgjikë, parandalohet atentati kundër ambasadës amerikane

Një belg i dyshuar se kërkonte të zhvillonte një sulm kundër ambasadës amerikane në Bruksel u arrestua dje, njoftoi prokuroria federale belge.

“I dyshuari u dënua dhe është nën arrest për tentativën për atentat në një kontekst terrorist dhe për përgatitjen e një shkelje terroriste”, thekson i njëjti burim, duke konfirmuar një informacion të dalë më herët në median belge, shkruan AlsatM.