23:55 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bën të ditur ambasadori austriak: Jemi ndër mbështetësit më të fuqishëm të Kosovës

Pas raportimit të mediave se zëvendës kancelari austriak, Heinz-Christain Strache ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë, ka reaguar ambasada e Austrisë në Kosovë.

Ambasadori austriak, Gernot Pfandler përmes një reagimin në Tëitter thotë se nuk ka ndryshim të qëndrimit të Austrisë për Kosovën, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu, ai rikujton se Austria është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se është njëra nga mbështetësit e saj më të fuqishme.

“Nuk ka ndryshim të qëndrimit të Austrisë për Kosovën. Austria është njëra ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe që atëherë është njëra nga mbështetësit e saj më të fuqishëm dhe të perspektivës së saj evropiane”, ka shkruar ai në Twitter.

Por, është zëdhënësi i Strache, Martin Glier, i cili më pastaj e ka mohuar, që shefi i tij të ketë thënë se “Kosova është Serbi”.

Glier thotë se Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës prej vendeve të para e gjithashtu përkrah perspektivën evropiane të Kosovës e të Serbisë.

“Ky është orientimi i Qeverisë Federale dhe asgjë nuk ka për të ndryshuar”, tha ai duke shtuar se “Kosova e pavarur është realitet dhe Austria e ka njohur atë”./Indeksonline/