20:09 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / B O

Bentley Continental GTC pa çati testohet në borë

Nuk ka shumë kohë që Bentley Continental GT u prezantua në Frankfurt Motor Shoë, por tani fotografët spiun e kapur modelin GTC, e cila shihet duke u testuar pa çati rrugëve me borë.

Siç pritej, forma e trupit të GTC qëndron ngushtë me atë të Coupe GT, por me disa ndryshime si xhamat dhe çatija.

Ky model ka motor V12 që prodhon 626 kuaj fuqi, ndërsa më vonë do t’i shtohet edhe ai V8 së bashku me një motor tjetër elektrik, hibrid.

GTC pritet të lansohet gjatë verës së vitit të ardhshëm e sigurisht do të kushtojë më shtrenjtë se GT Coupe që kushton 186 mijë euro. /IndeksOnline/