18:48 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Benzema shënoi 33 gola në vitin 2019, por zgjedhet futbollisti i 26-të më i mirë në botë!

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka shënuar 33 gola në vitin 2019.

Por kjo nuk i ka mjaftuar që ai të zë vend në 10-shen e futbollistëve më të mirë në botë, që zgjedhet nga France Football.

Benzema ka zënë vendin e 26-të, transmeton Indeksonline.

Në fakt, francezi nuk ka pasur asnjëherë fat në këtë listë sepse vendi më i lartë që ka arritur ai në karrierë ka qenë pozita e 16-të.

/Indeksonline/